Visar Ymeri shuan shpresat se mund të ketë listë të përbashkët të Opozitës

0
50

Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ua ka shuar shpresat AAK’së se mund të jenë në një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme. Ka thënë se duket se kjo ide s’ka gjasa të ndodhë për shkak të dallimeve të këtyre dy partive për pozitat kryesore të Shtetit.
“Natyrisht që edhe kandidati për kryeministër edhe renditja në një listë të përbashkët eventuale që po duket se s’ka gjasa të ndodhë duhet të bëhet në bazë të kritereve të dakorduara më parë”, ka thënë Ymeri, për RTK.

Ky është dështimi i dytë i opozitës, dikur e bashkuar, për të vazhduar kundërshtimin e Qeverisë. Dështimi i parë i opozitës ishte anulimi i protestës kundër Qeverisë. Tash, ende s’kanë caktuar një datë të re, pasi kanë filluar të merren se kush duhet të jetë Kryeministër, nëse do t’i fitonin zgjedhjet, shkruan Express.

AAK ka propozuar që bartësi i listës së mundshme të Opozitës të jetë udhëheqës i Kuvendit, ndërsa, personi i dytë në listë të jetë kandidat për Kryeministër.

Por, Partia e Albin Kurtit e do pozitën e Kryeministrit pasi konsideron se fuqia e saj është shumë më e madhe se AAK’ja.

Partia e themeluar nga Albin Kurti është bashkuar me AAK’në pas zgjedhjeve të fundit. Ndërkohë, zyrtarët e këtyre dy partive kanë lëshuar akuza ndaj njëri tjetrit. Dikur udhëheqësit e Vetëvendosjes sa herë flisnin për AAK’në e quanin parti të haraçit e krimit të organizuar.

/Gazeta InfoPress

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here