Festat e Nëntorit po vijnë me duetin e shumë pritur të këngëtarëve Asim Gashi e Shaqir Cërvadiku

0
105

Dy këngëtaret e mirënjohur të estradës shqiptare Asim Gashi dhe Shaqir Cërvadiku, kanë paralajmëruar që do të sjellin duetin e tyre që e kanë realizuar këto ditë.

Dueti i tyre pritet të lansohet me rastin e Festave të Nëntorit, me datën 27 Nëntor!

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi ne rrjetin social Facebook, këngëtari i mirënjohur Asim Gashi! /InfoPrishtina

“Adhurues të këngës popullore, adhurues të zërit t‘im dhe këngëve të mia,me datën 27.11.2017 do të dëgjoni një duet, me mua këngëtari i mirënjohur në të gjitha trojet Shqipëtare e më gjerë Shaqir Cërvadiku! Ky është privilegjë për mua të këndojë me Shaqir Cërvadikun dhe dueti parë me një këngëtar të rangut të lartë! Besojë dhe shpresojë se do ta pëlqeni këngën e cila së shpejti do të vije në ekranet e juaja! Ju përshendes shoqëria ime dhe adhurues të këngës s‘ime dhe të Shaqir Cërvadikut!
Orkestruesi Shpeta #Shpetasound
Kompozitori Kushtrim Gashi
Text shruesi Milaim Islami” ka shkruar kengetari Asim Gashi. /InfoPrishtina

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here