Mourinho plot lëvdata për Perisic

0
1019

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka thënë se paraqitja e Ivan Perisic kundër Anglisë ka treguar se pse ai dëshironte të nënshkruante me yllin e Interit
Oferta të ndryshme për kroatin ishin refuzuar 12 muaj e fundit kurse tani çmimi i tij do të rritet pasi që vendi i tij arriti për herë të parë në një finale Botërori.

29 vjeçari shënoi një gol dhe bëri një asist për sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic në kohën shtesë që Kroacia e fitojë më rezultat 2-1.

“Perisic është ai tipi i anësorëve që është ndryshe prej të tjerëve”, tha Mourinho sot.

Normalisht ju i shikoni anësorët sot dhe ata janë të shpejt dhe kreativë. Por, ai është po ashtu fizik, fizikisht shumë i mirë dhe fantastik në ajër”.

Ky ishte sezoni më i mirë në Inter i Perisic, ku ai kishte dorë në arritjen në vendin e katër të Interit në Serie A, vend që i kualifikojë atë në Ligën e Kampionëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here