Roberto Carlos ka disa fjalë të mira për yllin e Real Madrid

0
370

Legjenda braziliane, Roberto Carlos, ka dhënë disa komente për yllin në ngritje të Real Madrid.

Është fjala për Vinicius JR, i cili nga kampionati brazilian kaloi në “Santiago Bernabeu” për shumën e 40 milionë eurove.

Momentalisht, Vinicius Jr nuk ka hapësirat e mjaftueshme tek skuadra A e “mbretërve”. Ai paraqitet me skuadrën B, në të cilën gëzon hapësira dhe po tregon performanca të mira.

Gjithsesi stërvitjet i kryen me skuadrën e parë, me trajnerin Lopetegui.

Për lojtarin ka folur edhe Carlos. Ai është shprehur: “ Ai po fiton shumë eksperiencë në Real. Duket se mund të luaj në skuadrën e parë megjithatë paraqitjet me skuadrën B po i ndihmojnë. Ai është një yll që premton shumë”.

Vinicius JR kujtojmë se konsiderohej si “Neymar i ardhshëm”. Mbetet të shihet nëse do të përmbushet potenciali i tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here