Prokuroria Speciale vazhdon ndjekjen e ish zyrtarëve të korruptuar

0
489

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka nisur edhe një hetim të ri për shpërdorim të detyrës zyrtare nga ish zyrtarët e mëparshëm. Për pastrim parash dhe dëmtim të buxhetit të shtetit prej 5 milionë euro, po hetohen ish kryeministri Lubco Georgievski, së bashku me 9 ish zyrtarë të tjerë ku bënë pjesë edhe ish kryeministri tjetër Nikolla Gruevski, i cili në atë kohë ishte ministër i financave. Bëhet fjalë për vitin 2001 kur të dyshuarit janë përfshirë në privatizimin e Bankës Postare.
Ish kryeministri Georgievski ka hedhur poshtë pretendimet e Speciales duke theksuar se nuk njeh asnjë nga të dyshuarit e tjerë dhe se pretendimet bazohen në një bisedë telefonike, por se njëri nga pjesëmarrësit në këtë bisedë ka ndryshuar të paktën tre herë deklaratën në Prokurori. Georgievski mund të mos paditet pasi vepra konsiderohet si e vjetruar.

Ndërkohë, ish kryeministri tjetër, Nikolla Gruevski ka ironizuar hetimin e ri duke thënë se “nëse nuk e përmend emrin tim, Prokuroria Speciale nuk e sheh si mjaft tërheqëse lëndën që e punon”.

Partia VMRO-DPMNE, lider i së cilës në vitin 2001 ishte Ljubço Georgievski dhe Nikolla Gruevski ministër i Financave, hetimin e prokurorisë e quajti “përndjekje politike”. Sipas opozitës, qeveria përmes prokurorisë speciale merret me rastet e para 15 vjetëve, ndërsa hesht para dyshimet për krime të qeverisë aktuale.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, ndaj të cilit po ashtu kanë nisur hetime për keqpërdorim të detyrës kush ishte ministër i shëndetësisë në qeverisjen e BDI-në me VMRO-së ka dorëzuar në prokurori fakte me të cilat siç tha “dëshmohet pafajësia e tij”.

“Sipas meje, ky rast është qartësuar dhe së shpejti pres edhe të mbyllet. Nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë speciale, mora sigurinë dhe qasjen pozitive se materialet e marra paraqesin kontribut të rëndësishëm për hetimin, dhe fitova bindjen se, në një afat të përshtatshëm kohor, hetimi do të rrumbullakohet, me çka, unë jam i bindur se do të konfirmohet, se nuk ka asnjë punë të paligjshme, dhe se kjo do të ndihmojë që përfundimisht të ndërpriten të gjitha spekulimet që u shfaqën në publik, që para se të fillonte hetimi”, ka deklaruar ai.

Osmani po hetohet për keqpërdorim në rastin e një tenderi për investimet në spitalet e vendit. Sipas Prokurorisë Speciale Publike, në këtë rast, por edhe në pesë të tjera të akuzuarit dyshohet se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me rreth 80 milionë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here