Britania dhe SHBA mund të bojkotojnë konferencën në Arabinë Saudite

0
8

Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar bojkotin e konferencës ndërkombëtarë në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, është zhdukur më 2 tetor pas vizitës në një konsulatë në Stamboll.

Autoritetet në Stamboll besojnë se ai u vra nga agjentët saudit – deklarata të cilat i ka mohuar Riadi.

Donald Trump tha se do të dënojë Arabinë Saudite nëse është përgjegjëse.

Një numër i përkrahësve dhe mediave kanë vendosur të tërhiqen nga konferenca e investimeve në Riad, për shkak të shqetësimeve lidhur me fatin e Khashoggit.

Në anën tjetër, e fejuara e Khashoggit, Hatice Cengiz, tha se fjalët nuk mjafotjnë nëse ai është vrarë.

“Nëse e kemi humbur Jamalin, atëherë vetëm fjalët dënuese nuk mjaftojnë. Ata që e morrën nga ne, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen sipas ligjit”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here