Nuri Sahin te gjiganti turk

0
53

Mesfushori turk, Nuri Sahin pritet të rikthehet në vendlindje.

Anëtari i skuadrës gjermane Borussia Dortmund nuk po gjen hapësirat e duhura dhe ka paralajmëruar largimin e tij.

Konkurrenca te gjiganti gjerman është tejet e lartë dhe Sahin nuk ka arritur dot të zë një vend në formacionin bazë.

28-vjeçari pritet që gjatë afatit kalimtar të janarit të transferohet në Stamboll, tek gjiganti turk Galatasaray.

Për t’i fituar shërbimet e tij, Galatasaray ka bërë gati një ofertë prej tetë milionë euro.

Sahin ka dalë nga akademia e Borussia Dortmundit, ndërsa ka luajtur edhe për tri skuadra tjera të mëdha në Evropë si në Feynoord për një vit i huazuar dhe në Real Madrid e Liverpool. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here