Shpend Ahmeti pret në takim Ambasadoren e Kroacisë

0

I pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Ahmeti derisa ka urua atë për detyrën e re, njëherit ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën që i ofron Kosovës si dhe për marrëdhëniet politike, ekonomike e kulturore.

Në këtë takim, siç tregon Ahmeti, thuhet që ambasadoren Barisic e ka njoftuar për prioritetet e Prishtinës dhe se aty u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit me Kroacinë në projekte të ndryshme.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Ambasadoren e Republikës së Kroacisë znj Danijela Barišić të cilës i urova mirëseardhje dhe detyrën e re.

Ambasadoren e falenderova për ndihmën e shtetit kroat për vendin tonë, sidomos në marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kulturore, e njoftova me prioritetet e qeverisjes në Prishtinë dhe i diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme.

#prishtina💙

#shpiPRkrejt🏡

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu