2.1 milionë euro borxh ndaj KRU Prishtina vetëm gjatë pandemisë, paralajmërohet dërgimi në përmbarim

0

Më shumë se 45 milionë euro është borxhi i konsumatorëve ndaj “KRU Prishtina”, ndërsa vetëm gjatë kohës së pandemisë borxhi i përgjithshëm ndaj kësaj kompanie është 2.1 milionë.

Këtë e ka bërë të ditur, ushtrues i Detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, i cili ka thënë se ky borxh po rritet nga viti në vit.

E nëse këto borxhe nuk shlyhen, në këtë kompani bëjnë të ditur se lendet do të dërgohen te përmbaruesi. Ai iu ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat në të kundërtën thotë se lendet do të dërgohen të përmbaruesi për të gjithë ata që nuk kanë bërë pagesa për një kohë të gjatë.

“Borxhi total ndaj kompanisë tonë çdo vit ka shkuar në rritje sepse kanë ndikuar raste të ndryshme duke përfshirë edhe rastet sociale po ashtu edhe pjesën e komuniteteve pakicë, sepse një pjesë e tyre nuk është se paguajnë po shpenzimet i kanë të mëdha. Borxhi është mbi 45 milionë euro dhe do t’i afrohet 50 milionë euroshit si borxh total i akumuluar që nga pas lufta e tutje. Ndërsa borxhi vetëm gjatë kohës së pandemisë është 2.1 milionë i cili është grumbulluar vetëm nga gjysma e marsit deri në këtë kohë”, u shpreh ai.

Xhafa mes tjerash ka thënë se qytetarët nuk kanë reflektuar si duhet sa i përket pagesave. Ai iu ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i kryejnë pagesat në të kundërtën thotë se lendet do të dërgohen të përmbaruesi për të gjithë ata që nuk kanë bërë pagesa për një kohë të gjatë.

“Qytetarët për fat të keq nuk është se kanë reflektuar në nivelin se qysh kanë qenë pritshmëritë por edhe shërbimet, sepse duhet të kuptohet se në një kohë pandemie në të cilën ne po operojmë ne po bëjmë jashtëzakonisht shumë ti furnizojmë të gjithë pa ndërprerë me ujë. Inkasimi ka rënie, rënien më të madhe e kishte në muajin prill, tani ka filluar të përmirësohet pak mirëpo nuk është në nivelet që neve na ofron siguri për të vazhduar investimet tona”, thotë Xhafa.

“Ftojmë konsumatorët ti bëjnë pagesat përndryshe i njoftoj konsumatorët ne si kompani kemi arrit që të dakordohemi me Odën e Përmbaruesve të Kosovës me të cilët shumë shpejt do të harmonizojmë marrëveshjen dhe kjo nënkupton që shumë shpejt edhe lëndët do të dërgohen në përmbarim për të gjithë ata që borxhet janë të akumuluara dhe nuk kanë reflektuar për kohë të gjatë me pjesën e pagesave”, u shpreh ai.

Borxhet e konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina” e kanë penguar këtë kompani në realizimin e projekteve, thotë Xhafa, teksa bën të ditur se .

“Fatkeqësisht kjo na ka bërë që i gjithë menaxhmenti të rianalizojmë komplet pjesën e investimeve e të gjitha investimet janë në bazë të rekomandimeve të qeverisë që janë shtyre përveç investimeve të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me furnizim me ujë, e kjo do të thotë jemi vetëm në pjesët e rehabilitimit të ujit dhe në pjesën e ujëmatësve me qëllimin që të mbajmë kënaqëshmërinë e konsumatorëve në nivelin e duhur”, u shpreh ai.

Si shumë institucione e kompani të ndryshme, edhe ndërmarrja KRU “Prishtina” është prekur nga Coronavirusi. Xhafa ka thënë se në njësinë e Drenasit janë të infektuar 6 punonjës të cilët janë në vetizolim.Mirëpo ai tha se edhe në qendër janë të infektuar disa punonjës të mirëmbajtjes.

“Në pjesën e njësisë në Drenas janë të infektuar 6 punonjës të cilët kanë rezultuar pozitiv para 10 dite, dhe të gjithë janë në vetizolim, dhe kemi marr masa të dërgojmë ekipe shtesë atje, e mira është që nuk ka janë afektu pjesa e operimit apo aty ku trajtohet uji, por vetëm pjesa e cila janë në teren. Po ashtu edhe në qendër këtu i kemi disa punëtorë të mirëmbajtjes të cilët kanë rezultuar pozitiv por fati i mirë është që të gjithë janë mirë me shëndet”, tha Xhafa për EO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu