Përsëri Prishtina me më së shumti raste poztive në 24 orët e fundit

0

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.

IKSHPK tutje njofton se Komuna e Prishtinës prinë me më së shumti raste në 24 orët e fundit me gjithsej 38 raste.

Në njoftim theksohet po ashtu se është komuna e Mitrovicës me 14 raste pozitive.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së

197 TË SHËRUAR DHE 147 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, September 1, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu