BIDEN: NJOHJA MES KOSOVËS E IZRAELIT LAJM POZITIV

0

Kandidati demokrat për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka quajtur hap pozitiv normalizimin e raporteve të Kosovës me Izraelin.

I pyetur rreth marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Trumpi gjatë një konference për gazetarë të premten, i nominuari i Partisë Demokratike për president të ardhshëm, Joe Biden, refuzoi ta gjykojë marrëveshjen pa i ditur të gjitha hollësitë, por tha se normalizimi me Izraelin i duket pozitiv.

“Unë mendoj se normalizimi i raporteve mes vendeve është në përgjithësi një gjë e mirë. Të kesh një vend me shumicë myslimane që i normalizon marrëdhëniet me Izraelin, në kuptim të përgjithshëm, mua më duket pozitive”, tha ai, shkruan express.

Ndryshe, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi të premten se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike.

Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu