Kurti takohet me bashkatdhetarët në Gjermani, kyçen vritualisht edhe ish-ministrat Bislimi e Vitia

0

Në Stuttgart të Gjermanisë disa bashkatdhetarë i ka vizituar ish-kryeministri Albin Kurti, i cili tha se takimi u bë për biseda për zhvillimin e demokratizimin e Kosovës dhe për integrimin pa asimilim të shqiptarëve jashtë atdheut.

Por, Kurti i ka integruar në bisedë edhe dy ish-ministrat e tij, Besnik Bislimin dhe Arbenë Vitinë, kur u fol për fushat e tyre.

“Intelektualë, profesionistë dhe ndërmarrës shqiptarë në Gjermani japin një kontribut të përditshëm në shoqërinë gjermane dhe mbledhin përvoja të rëndësishme që mund e do të na shërbejnë për arritje e përparim në vendin tonë”, tha Kurti pas takimit.

Ai gjithashtu u takua me biznesmenë shqiptarë dhe një tjetër takim pati edhe me kryesinë e VETËVENDOSJE!-s dhe aktivistë të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu