SELMANAJ KRITIKË TELEVIZIONIT: NË MOMENTE HISTORIKE PO LËSHONI SERIALE

0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, gjatë një paraqitje në KTV ka thënë se nuk pajtohet që ky medium ka transmetuar një serial turk, derisa në Uashington Kosova nënshkroi marrëveshje për një sër çështjes, në prani ta presidentit amerikan, Donald Trump.

Të premten në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ka nënshkruar marrëveshje, e cila definon çështje në lidhje me Serbinë, si dhe i solli njohjen nga Izraeli.

Selmanaj në një Intervistë për KTV-në tha se kësaj ngjarjeje duhet t’i gëzohet kushdo në Kosovë.

“Gëzohuni ju, studioja juaj, kompania, televizioni juaj dhe kushdo në Kosovë. Nuk dua ta personalizoj, por s’mund të pajtohem përderisa ndodh një ngjarje e madhe historike për Kosovën dhe në atë kohë të transmetohen në Kosovë seriale turke”, është shprehur Selmanaj.

Gazetarja që po e realizonte intervistën i tha zv. kryeministrit se po e kthente bisedën në “personale”.

Tutje, Selmanaj tha në Uashington u kthye partneritet i ngushtë në mes të Kosovës dhe SHBA’së. Partneritet ky që, sipas Selmanajt, ishte në rrezik para tre muajsh për shkak se u fye SHBA dhe emisari i posacëm i Trump, Richard Grenell.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu