Shell dhuron 27 Laptopë per Shkollën fillore Faik Konica

0

Duke parë problemet e vazhdueshme të cilat po shkaktohen në proceset mësimore si rezultat i Covid-19 dhe pas kërkesës nga Kryetari i Këshillit drejtues te shkollës fillore Faik Konica, Kushtrim Demiri, Shell Kosova ju ka bashkangjitur iniciativës për të dhuruar donacion 27 Laptopë nga një për secilën klasë.

Nëpërmjet kësaj iniciative Shell Kosova ka ndjerë obligim që ti ndihmojë mësimdhënësit e shkollës fillore Faik Konica në Prishtinë dhe t’ua lehtësojë zhvillimin e mësimit edhe në formë virtuale.

Iniciativa për donacione nuk kanë munguar as në të kaluarën nga Shell Kosova ku gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të kontribuar në projekte të ndryshme me karakter lehtësimi dhe zhvillimi për shoqërinë tonë drejt shtegtimit të tyre për sukses.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu