Tronditet NISMA, jep dorëheqje kandidati për deputet

0

Kryetari i degës së NISMA’s në Pejë, njëherit kandidat për deputet dhe asambleist i NISMA’s në Pejë, Gëzon Berisha, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në NISMA, duke thënë se nga tani do të vazhdojë si asamblist i pavarur në Kuvendin Komunal të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Berisha, në profilin e tij zyrtar në facebook, duke thënë se po largohet nga NISMA për arsye personale.

Ky është shkrimi i plotë:

“Te nderuar familjar, miq, kolegë, struktura te Nisma Socialdemokrate, të nderuar qytetarë!
Me lejoni qe te ndajè me ju një vendim jo edhe aq te lehtë nga ana ime.

Unë Gezon Berisha kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat qe i kam ushtruar në Nisma, si Kryetar i Deges se Nisma-s Peje, anetare i kryesise Qendrore, antarë i Këshillit Kombëtarë, kordinator i rrafshit Dukagjinit, po ashtu edhe nga Nisma Socialdemokrate!

Arsyeja e largimit tim është personale për shkak te obligimeve familjare.

Aktivitetin tim do ta vazhdoj si antarë i pavarur ne Kuvendin Komunal Peje, duke i falenderuar te gjithë ata qe me besuan, dhe u rreshtuan pas meje, zotohem qe nuk do ti zhgenjej dhe do ti mbroj interesat e qytetarve te Pejes.

Faleminderit per bashkepunim!

Me respekt: Gezon Berisha”

Te nderuar familjar, miq, kolegë, struktura te Nisma Socialdemokrate, të nderuar qytetarë!Me lejoni qe te ndajè me ju…

Posted by Gezon Berisha on Sunday, September 6, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu