Prishtina vazhdon të prijë për nga numri i rasteve pozitive me Covid-19

0

Për herë të parë që një kohë të gjatë, në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orë.

Kështu është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ndërkaq, janë shënuar edhe 97 raste të reja me COVID-19, prej të cilave më së shumti në Prishtinë.

Raporti i plotë mbi komunat:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 27 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Zubin Potok.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu