Publikohen detaje nga studimi që mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish: Helmi i bletëve vret qelizat e kancerit të gjirit brenda 60 minutash

0

Një studim i Universitetit të Australisë së Perëndimit zbuloi një përbërës në helmin e bletës që shkatërron membranën e qelizës kanceroze brenda 60 minutash.

Në studim u përdorën 300 bletë nga Anglia, Irlanda, Perthi dhe Australia Perëndimore. U vu re se helmi shkatërroi me shpejtësi qelizat e kancerit të gjirit trefish-negativ, një lloj kanceri që ka mundësi të pakta trajtimi.

Studiuesit treguan se helmi jo vetëm që shkatërroi qelizat kancerogjene, por uli ndjeshëm edhe kimikatet që i mundësojnë qelizave kancerogjene të ndahen dhe të shumohen brenda 20 minutave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu