Debati televiziv që i bashkoi për herë të parë Rugovën dhe Thaçin, i udhëhequr nga gazetari, Sylejman Gashi

0

Gjatë ditës së sotme, gazetari kosovar, Sylejman Gashi ka ndërruar jetë në SHBA.

Ai ka punuar për shumë vitë si gazetar, ndërsa ka intervistuar edhe Kryeadministratorin e UNMIK-ut, Bernand Kouchner, ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe atëherë kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin, në Radio Televizionin e Kosovës.

Emisioni ishte udhëhequr nga Sylejman Gashi, teksa në studio kishte qenë edhe atëherë kryeredaktori i RTK-së, Avni Spahiu.

Kjo ishte hera e parë që përfaqësuesit e atëhershëm shqiptar të Këshillit të përkohshëm administrativ ishin paraqitur bashkë në një debat televiziv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu