Pesë të vdekur dhe 142 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

0

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë si pasojë e virusit korona dhe janë regjistruar 142 raste të reja.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Maqedoni të Veriut bënë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 98 pacientë nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë testuar mbi 163 mijë persona, ku prej tyre 15 mijë e 555 kanë rezultuar pozitivë, të shëruar 12 mijë e 994 persona dhe raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 1,919.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu