Viti i ri shkollor në Kosovë nis në dy faza

0

Sot është mbajtur një takim në mes të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, përfaqësuesve të Komunave dhe përfaqësuesve të SBAShKU-t, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë nisja e vitit të ri shkollor.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se fillimi i vitit të ri shkollor do të nisë në dy faza.

“U dakodruam për fillimin e vitit të ri shkollor në dy faza”, ka thënë ai pas takimit të sotëm me institucionet e tjera arsimore.

Faza e parë fillon më 14 shtator 2020. Me këtë datë mësimin e fillojnë të gjithë fëmijët e klasës parafillore dhe nxënësit e klasave 1,2,3,6,10.

Kurse faza e dytë nisë më 21 shtator me ç’rast mësimit i kthehet klasat 7,8,9 të arsimit të mesëm të ulët dhe të klasave 11,12 të arsimit të mesëm të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu