Gjysma e Prishtinës mbetet pa energji elektrike

0

Duke nisur nga ora 23:00 të shtunën e 12 shtatorit, e deri në mëngjesin e së dielës, një pjesë e konsiderueshme e Prishtinës do të mbetet në terr, ka bërë të ditur kompania e Shërbimeve të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), që ka njoftuar se në këtë interval kohor do të zhvillohen punime në nënstacionin “Prishtina 2”.

“Konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion (daljet e këtij nënstacioni) do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike në intervalin kohor të cekur më lartë”, ka njoftuar KEDS-i.

E lista e lokacioneve në këtë nënstacion është e gjatë.

Lokacionet e përfshira në këtë nënstacion janë: Rr.Ibrahim Banushi, Rr. Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Bajram Kelmendi, Ismail Dumoshi, Rr.Ilaz Agushi, blloku i parë i banesave Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, Rr. Haxhi Zeka, Rr. Çamëria, Rr. Nazim Gafurri, Rr. Antigona Fazliu, Enti Statistikor, lagjja Taslixhe, Dodona, Parku, Banesat -Latif Kryeziu, Rr. Bajram Curri, Rr. 1 Tetori, Rr. Shaip Kamberi, Rr. Robert Gajdiku, Rr. 4 Llullat afër Ilirisë, Rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, Rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat, Tauk Bahçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe Rruga e Vushtrrisë, Rr. Laberia, Rr. Ilirida, Bota Sot, gjimnazi “Gjin Gazulli”, Sofalia, Villa Gërmia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhe, Blloku i Banesave, Muzeu, Rr. A.Rrustemi, NEW CO Iliria Hotel”, Varret e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani , Zllatari, Kodra e Diellit 2, Velania, Rezervoari, Rr. Norbert Jokl, Gustav Majer, Gustav Majer 2, Gustav Majer 3, Gustav Majer 4, Gustav Majer 6, Gustav Majer 7, Gustav Majer 8, Mati-1, Kodra e Diellit 2, Mahalla e Muhaxherëve, Rr.Isa Kastrati ( një pjesë), Enver Maloku ( një pjesë), Armend Daci ( një pjesë), një pjesë e banesave të vjetra, Afrim Zhitia (një pjesë) , Kolegji Universitar Pjetër Bogdani, Bregu i Diellit-zona lindje, Rr. Vëllezerit Gervalla, Rr.Ahmet Haxhia, Rr. Holger Petersen, Ernest Koliqi, një pjesë e Rrugës B, Enver Maloku ( një pjesë) , Hyzri Talla, Poliklinika Kavaja, Velania, Rezervoari, Rr.Norbert Jokl, Banesat e Universitetit, Lagjja Bregu i Diellit (një pjesë), Lagjja e Spitalit (një pjesë).

Ndërprerjet e energjisë elektrike në vend janë shpeshtuar së fundmi, për shkak të punimeve në rrjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu