600 TË VDEKUR NGA COVID-19 DERI MË TANI NË KOSOVË

0

Në 600 ka shkuar numri i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë, derisa në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 persona.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga 574 të testuar të dilën, 55 kanë rezultuar të jenë raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë shëruar edhe 150 persona të tjerë dhe në total numri i të shëruarve ka arritur në 11 mijë e 585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë e 507.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se numri i rasteve të infektimit ka rënë për shkak të punës dhe bashkëveprimit të institucioneve përkatëse, siç janë personeli shëndetësor, inspektoratet e Policia e Kosovës. Ai ka paralajmëruar rritje të kapaciteteve të testimit.

Derisa zyrtarë të tjerë, me gjithë rënien e numrit, kanë bërë thirrje për respektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministri Zemaj ka uruar edhe fillimin e vitit të ri shkollor dhe ka kërkuar nga nxënësit dhe mësimdhënësit zbatim të rekomandimeve të IKSHPK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu