AHMETI URON NXËNËSIT PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR

0

Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës ka filluar faza e parë e vitit të ri shkollor.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjesi Prishtinë! Kjo e Hënë e Shtatorit filloi me shumë emocione për të gjithë ne, e veçanërisht për fëmijët që sot po kthehen në bankat shkollore, edhe pse në kushte e rregulla krejt më ndryshe se zakonisht. Andaj nga zemra u urojmë javë të mbarë e plot shëndet!”, ka shkruar Ahmeti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu