Denoncimi i 11 vjeçares: Më ka kapur kunati ditën që motra lindi fëmijën

0

Një tjetër rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është raportuar këtë të dielë në media.

Një vajzë 11-vjeçare, ka denoncuar në polici kunatin e saj, i cili sipas rrëfimit të së miturës e ka përdhunuar ditën që bashkëshortja e tij (motra e 11-vjeçares) ka shkuar për të lindur në maternitet.

Ngjarja është raportuar nga gazetarja Anila Hoxha në Top Channel, e cila citon burime që thonë se shtetasi me inicialet K.Z. është shpallur tashmë në kërkim. 11-vjeçarja ka folur me të ëmën lidhur me ngjarjen dhe ka denoncuar, vetëm pasi kunati është larguar si emigrant në Greqi.

Vajza jetonte shpesh tek e motra, pasi prindërit e tyre ishin të divorcuar. Për ngjarjen janë marr gjithashtu edhe dëshmi të së motrës. Ajo ka treguar se e kishte vënë re që bashkëshorti i kërkonte llogari 11-vjeçares për punët e shtëpisë.

“Mami, më ka kapur burri i motrës ditën që motra lindi. Nuk dua të jetoj më atje”, mësohet t’i ketë thënë 11-vjeçarja nënës së saj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu