E tmerrshme: Vëllai shtypi motrën me makinë ngase ishte lesbike

0

E përplasi me makinë dhe më pas i kaloi sipër duke e vrarë. Donte t’i jepte mësim, pasi motra kishte lidhje me një femër dhe ai nuk e pranonte dot.

Është kjo çfarë fshihet pas vdekjes së 22-vjeçares italiane Maria Paola Gaglione, nga Caivano në Napoli, e përplasur me makinë gjatë së martës, teksa udhëtonte me motoçikletë me të dashurën e saj.

E reja gjeti vdekjen dy ditë më pas në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Në drejtimin e makinës që shkaktoi aksidentin ishte vëllai i Maria Paola, Antonio, 25 vjeç, i arrestuar për vrasje dhe homofobi.

Duke folur në polici, i riu deklaroi se “doja ti jepte një mësim, jo ta vrisja. Ishte infektuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu