Erdogan e pret Ramën në rezidencën e tij, Ballkani Perëndimor një nga temat e diskutimit

0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka takuar së fundi Presidentin e Turqisë Rexhep Tayyip Erdogan.

Ky takim siç bënë të ditur Rama, është zhvilluar në Rezidencën e Erdogan në Marmaris dhe kanë diskutuar kryesisht për raportet Shqipëri-Turqi.

”Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor🇦🇱🤝🇹🇷”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu