Përkujtohen 600 viktimat e Covid-19 në Kosovë

0

Me rastin e gjashtëmujorit nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Kosovë, sonte Komuna e Prishtinës ka ndriçuar ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori kjo sëmundje e rrezikshme dhe për të nderuar personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit.
Po shënojmë plot gjashtë muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me Covid-19. Që prej atëherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë!

Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori Covid-19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë. Bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë!, thuhet në një njoftim të Komunës së Prishtinës në Facebook. Ndryshe, që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në muajin mars e deri më sot, në Kosovë kanë humbur jetën gjithsej 600 persona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu