​ADEM MIKULLOVCI VARROSET SOT NË ORA 16:00

0

Artisti Adem Mikullovci do të varroset sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit në Dragodan.

Ndërsa nga ora 10:00 në Teatrin Kombëtar kanë filluar homazhet në nderim të jetës dhe veprës së tij.

“Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00. Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!”, ka njoftuar bashkëshortja e të ndjerit, Lumnije Mikullovci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu