Antarktiku po shkrihet, kanale të mbushura me ujëra të ngrohta nga oqeanet

0

Shkencëtarët britanikë kanë nisur një mision hulumtues nga janari deri në marsin e vitit 2019, por ajo që kanë zbuluar i ka shtangur ata.

Hulumtimi i tyre ka vënë në pah një detaj të rrallë se çfarë po ndodh në një prej zonave më të prekura nga ndryshimet klimatike në Antarktik.

Shkencëtarët kanë thënë se glacialet e Thvejtsit mbulojnë 192 mijë kilometra katrorë të Antarktikut. Gjatë 30 vjetëve të fundit këto glaciale janë shkrirë me të madhe.

Autorja e studimit, gjeofizikania Kelly Hogan, ka qenë pjesë e ekipit që ka hulumtuar shtratin e Antarktikut.

“Kemi gjetur se shtrati është më i thellë sesa kemi menduar. Gjithashtu kemi zbuluar kanale që shtrihen disa kilometra nga oqeani. Për shkak se këto kanale janë shumë të gjera, do të thotë se ujërat e ngrohta janë nën akull, të cilin edhe po e shkrijnë”, ka thënë ajo.

Shkencëtarët kanë thënë se shkrirja e glacialeve Thvejts mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të detit deri në 65 centimetra.

“Kemi bërë një llogaritje të thjeshtë se sa nxehtësi do të shkojë nën glaciale dhe shifrat janë dyfish sesa kemi pritur”, sipas saj.

Sipas hulumtimeve, nuk ka asnjë makineri që mund të ndalë transmetimin e ujërave të ngrohta nga këto kanale. Hogan ka thënë se shpresa e vetme është parandalimi i ngrohjes globale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu