Çfarë i kishte ndodhur Adem Mikullovcit në plazh kur dikush i kishte kërkuar fotografi

0

Moderatori Fehmi Ferati në ditën e vdekjes së aktorit dhe ish’deputetit Adem Mikullovci ka publikuar një histori që i kishte ndodhur të ndjerit gjatë kohës sa ishte me pushime në Ulqin.

Ferati në Facebook ka shkruar edhe historinë që ia kishte rrëfyer Mikullovci e që i kishte ndodhur sa ishte në pushime.

Një grua ishte afruar te Mikullovci duke i kërkuar që ta bënte një foto me mbesën e saj. Mikullovci, sic shkruan Ferati i kishte thënë zonjës së është plakur e nuk e di çka po ju duhet njerëzve më nëpër foto.

Tutje, ai rrëfen se pas fotografisë, gruaja ia kishte dhënë 10 euro Mikullovcit.

“Pas fotografisë që bëri zonja ofrohet edhe po më ofron një bankënotë me 10€!?!?! Zonjë çka janë këto pare?! – Joo duhesh mi marrë gjithqysh zotni Adem …vallahi na po ju dhajmë pare këtyre që po bëjmë foto me majmuna e jo ty që kena respekt”, ka shkruar ai

Po me rrefente axha Adem nje ngjarje, humorin e tij të mprehtë që bënte në kurriz të vetin, i kishte ndodhur…

Posted by Fehmi Ferati on Tuesday, September 15, 2020

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu