MESSI FITON NGA 345.000 DOLLARË NË DITË

0

Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë, me një fitim vjetor prej 126 milion dollarësh, gjë që do të thotë se për çdo ditë i fiton nga 345.000 dollarë, raporton të hënën revista “Forbes”.

Paga vjetore e Messit në Barcelonë është 92 milionë dollarë, derisa 34 milionë tjera i fiton nga reklamat dhe shitja e produkteve me emër të tij.

Në vendin e dytë të kësaj liste është ndërkaq Christiano Ronaldo, që brenda një viti i fiton 117 milion dollar.

E në të tretin, si ka bërë të ditur “Forbes” është braziliani Neymar me 96 milionë dollar në vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu