JO VETËM ARRESTIME, PRITET EDHE RRËNIMI I KAZINOVE NË KARAÇEVË

0

Policia e Kosovës po kryen një aksion të suksesshëm në Karaçevë.

Pasi kanë arrestuar dhjetëra persona, Indeksonline mëson se pas pak pritet të fillojë rrënimi i disa objekteve ilegale në këtë zonë.

Ky vendim është marrë pasi në vendngjarje kanë arritur edhe zyrtarë të doganës, ATK-së dhe inspektoriatit.

Qindra policë kanë vënë situatën nën kontroll dhe aksioni po vazhdon me sukses në Karaçevë.

Mësohet se në këtë aksion ka edhe policë të arrestuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu