POLICIA KONFIRMON RRAHJEN MASIVE TE “KAFET E VOGLA”, ARRESTOHEN TRE PERSONA

0

Një rrahje masive ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te kafet e vogla”.

Tashmë rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte në ora 22:04, policia është njoftuar për një rrahje në rrugën ‘Fehmi Agani’ (te Kafet e Vogla). Njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë sjellë në Stacionin Policor “Qendra” tre të dyshuar. Rasti është duke u trajtuar nga policia”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu