THAÇI: KRENAR ME TMK-NË QË SOT ËSHTË E GATSHME PËR MISIONE PAQERUAJTËSE PËRKRAH ALEATËVE

0
Kosovo president Hashim Thaci, center, flanked by KSF Commander Rrahman Rama as they inspect members of Kosovo Security Force in capital Pristina, Kosovo, on Thursday, Dec. 13, 2018. Kosovo lawmakers are set to transform the Kosovo Security Force into a regular army, a move that significantly heightened tension with neighboring Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 21-vjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ka thënë se në këtë datë u jetësua ëndrra e Kosovës së lirë.

Thaçi, thotë se është krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, njofton Klan Kosova

“Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partneret strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik. Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë”, shkroi Thaçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu