PAGUANI FATURAT E UJIT, SHMANGNI DËRGIMIN E LËNDËS TE PËRMBARUESIT PRIVAT

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që t’i paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që të shmangin dërgimin te përmbaruesi privat.

KRU Prishtina thotë se borxhi i saj gjatë pandemisë COVID-19 është rritur për dy milionë euro.

“Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milionë euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milionë euro. Nxitoni dhe paguani faturat e ujit, jemi në përgatitje të lëndëve të konsumatorëve borxhlinj për dërgim te përmbaruesit privat”, thuhet në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu