SIGURIA NË RRUGË, VENDOSEN PENGESA TË HEKURTA AFËR KAZERMËS “ADEM JASHARI”

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve janë duke vendosur pahitë elastike në një pjesë të rrugës nacionale M9, Prishtinë – Fushë Kosovë, në afërsi të kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

Sipas ministrisë, vendosja e këtyre pengesave të hekurta në ishujt ndarës të rrugës është duke u bërë pikërisht në një zonë të frekuentuar, për shkak të shkollës dhe stacioneve të autobusëve, njofton Klan Kosova.

“Prandaj ky veprim ka për qëllim shtimin e sigurisë në komunikacion, duke pamundësuar kalimin e këmbësorëve nga njëra anë në tjetrën, me ç ‘rast rrezikojnë vetën dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik, që të respektojnë vendkalimet e shënuara për këmbësorë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu