Heqja e Kosovës nga lista e karantinës, vjen reagimi i IKSHPK- së

0

Zvicra ka vendosur që nga 28 shtatori ta heq Kosovën nga lista e karantinës. Kjo nënkupton se kushdo që shkon prej Kosovës në Zvicër, nuk do të ketë nevojë që të izolohet për 10 ditë, sikurse që kanë qenë të obliguar deri tash.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja se kjo gjë është arritur me punën dhe angazhimin e të gjithëve.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!Mbani higjienën!Respektoni distancën!https://www.24heures.ch/la-liste-rouge-de-la-suisse-sallonge-de-quinze-pays-511268300809

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, September 25, 2020

“Kosova në Zvicër pa përkufizime COVID-19! Me punë due angazhim të të gjithëve!”, thuhet në postim.

Ndryshe, Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër sot ka aktualizuar listën e vendeve me rrezik për koronavirusin.

Me riaktualizimin e fundit, karantina është e detyrueshme për 59 shtete, regjione dhe bashkësi të shteteve. Më 11 shtator ishin 51 shtete dhe regjione të kësaj kategorie

Lista e re do të hyjë në fuqi të hënën, 28 shtator, siç është njoftuar nga BAG. Kushdo që hyn nga një prej vendeve të rrezikut duhet të jetë në karantinë për dhjetë ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu