Prokuroria e Hagës: Ndaj Nasim Haradinajt kishte fletëarrest dhe urdhër për transferim

0

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka lëshuar një komunikatë për medie, duke konfirmuar se ndaj nenkryetarit të OVL- UCK, Nasim haradinajt, ka pasur fletëarrest.

“Nasim Haradinaj u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletëarresti dhe urdhëri për transferim, të lëshuar nga një gjykatës I Dhomavë të Specializuara të Kosovës./FaktePlus

Komunikata e plotë:

Nasim HARADINAJ u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Informacion i mëtejshëm do të jepet në kohën e duhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu