4 mësimdhënës në “Faik Konica” pozitivë në COVID-19

0

Katër mësimdhënës në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me rekomandimin e IKSHPK-së, kjo shkollë të kalojë në mësim online për dy javë.

“IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin ‘A’”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu