CAKAJ KËRKON NGA PRESIDENCA GJERMANE TË NDIKOJË PËR HEQJEN E VIZAVE PËR KOSOVARËT

0

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj ka kërkuar nga Presidenca gjermane e BE-së t’i japë shtytje liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë drejtë.

Ai sot gjatë një takimit në Berlin me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum, ka thënë se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“E informova hollësisht mbi përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme para mbajtjes së Konferencës së Parë ndër-Qeveritare, duke përfshirë reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, deri te ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së. Ndamë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu