Hoti njofton se nga java e ardhshme nis shpërndarja e fondit për rimëkëmbjen ekonomike

0

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se fondi prej 87 milion eurosh tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të nisin me shpërndarjen e 60 milionë eurove.

Hoti po ashtu tha se deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro.

Postimi i plotë:

Rimëkëmbja po ndodh!

Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i kemi aprovuar në Qeveri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu