KLOPP DEBAT ME LEGJENDËN E UNITED

0

Liverpool mposhti 3-1 Arsenalin mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Jurgen Klopp u kap me Roy Keane.

Nga studio e Sky Sport ai tha: ““Ata janë si makineri. Kanë shumë cilësi përpara dhe janë një nga ekipet më të përgatitura. Ata i mbysin ekipet. Arsenali po i inkurajonte ata duke u luajtur pas shpine. Në një ose dy raste prapa ata ishin të ngathët. Gjithsesi fituan dhe i kanë bërë një nisje të mirë sezonit”.

Klopp nuk e priti mirë pjesën e fundit të deklaratës. “A e dëgjova saktë, që z. Keane tha se ishim të ngathët sonte? A e tha diçka të tillë?”, tha Klopp në lidhjen direkte me Sky Sport, ndërkohë që më pas legjenda e Manchester United tha se e kishte për dy raste shënimi që Arsenali pati dhe nuk i finalizoi.

“Thjesht doja ta dëgjoja. Nuk jam i sigurt nëse e kam dëgjuar mirë, ndoshta ai po fliste për një ndeshje tjetër. Nuk mund të jetë kjo ndeshje dhe më vjen keq. Është një përshkrim i pabesueshëm i kësaj ndeshjeje, që ishte e jashtëzakonshme.

Asgjë nuk ishte e ngathët, absolutisht asgjë. Që nga sekonda e parë kemi dominuar ndaj një ekip në formë. Duhet të jesh shumë i kujdesshëm dhe të mos kundërsulmohesh. Mendoj se 60, 70 për qind e topave pas shpine ishin jashtë loje. Normalisht duhet pritur pak që të ngrihet flamuri, ndaj normal që nuk ndihesh mirë. Por gjithsesi ishin në pozicion jashtë loje.

Alisson normalisht duhet të bëjë pritje. Ata kishin dy topa pas shpine dhe ju nuk mund t’i shmangni situata të tilla. Në këto situata ju duhet një portier. Përveç kësaj, futbolli që zhvilluam ishte absolutisht i jashtëzakonshëm.

Për ndeshjen kundër Arsenal nuk ka asgjë të keqe që mund të thuhet. Ishte e kundërta e një loje të ngathët”, tha Klopp, ndërsa Keane kishte edhe diçka për të shtuar. Sigurisht pasi trajneri gjerman e kishte lënë mikrofonin. “Shumë i ndjeshëm, Jezus Krisht. Imagjinoni të kishte humbur”, mbylli irlandezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu