Veseli ka një përgjigje për Isa Mustafën pasi ky ja hoqi PDK-së “vijat e kuqe”

0

Deklaratat e kryetari të LDK-së Isa Mustafa, se i kanë hequr vijat e kuqe me PDK-në, për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje i ka komentuar i pari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se nuk është mirë të ketë vija të kuqe ndaj askujt dhe se pozicione të tilla mund t’i zhgënjejnë më pas qytetarët.

Veseli në një konferencë për medie ka thënë se fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme.

“Unë nuk di pozicionin e tjerëve. Por shpesh herë në politik kam thënë që “mos të ketë vija të kuqe” e pastaj t’i zhgënjejmë qytetarët me fjalë pa mend. Nuk i takojmë një kontingjenti të tillë. Mendojë se edhe fitorja në zgjedhje duhet të jetë e ndershme para qytetarëve. Unë s’kam bërë vija të kuqe dhe asnjëherë mendojë se s’është mirë të ketë vija të kuqe”, tha Vesel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu