56 raste pozitive dhe asnjë i vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

0

Ministri I Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë publike të dhënat e fundit mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë.

Sipas tij, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 56 persona e janë shëruar 69 të tjerë.

Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast vdekjeje nga COVID- 19./FaktePlus

Postimi i plotë:

Në muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit Covid-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë.
Edhe sot lakorja e numrit të të infektuarve për 24 orët e fundit, është më e ulët se numri i të shëruarve.
Nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, ndërsa 56 kanë rezultuar pozitiv, e 69 e kanë fituar betejën me Covid 19.
Bashkë mund t’ia dalim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu