Bideni rrit epërsinë ndaj Trumpit

0

Kandidati demokrat, Joe Biden, e ka rritur epërsinë e tij, një muaj para zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Sondazhi i ndërmarrë pasi që presidenti Donald Trump u infektua me koronavirus, ka bërë të ditur se shumica e amerikanëve mendojnë se Trumpi ka mundur t’i shmanget infektimit, po ta kishte marrë më seriozisht tërë gjendjen.

Sipas sondazhit të Reuters/ Ipsos, më 2 dhe 3 tetor, përkrahja për Trumpin nuk ka shkuar pëtej qarkut të tij të përkrahësve, disa prej të cilëve u mblodhën para spitalit ushtarak “Walter Reed”, ku po trajtohet presidenti i ShBA-së.

Trumpi vazhdimisht e ka hedhur poshtë gjendjen pandemike, duke thënë se virusi do të zhduket vetë, madje edhe duke e qortuar Bidenin për bartjen e maskës.

Në mesin e të anketuarve, 51 për qind janë vënë në mbështetje të Bidenit derisa 41 për qind kanë thënë se do të votojnë për Trumpin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu