Maqedonia propozon heqjen e kufizimeve për shtetasit e Kosovës

0

Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut sot në mëngjes ka propozuar të hapen kufijtë dhe të hiqen kufizimet për shtetasit e Kosovës, Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

Deri më tash shtetasve të këtyre vendeve i është kërkuar testi PCR për hyrje në Maqedoni të Veriut.

“Sipas analizave, nuk ka aktualisht indikacion, përkatësisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me COVID-19 në shtet nga këto vende. Sipas kësaj, nuk ka rrezik të hapen kufijtë. Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut”, është thënë nga Ministria ne Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu