Ofendim dhe përleshje verbale mes Milaim Zekës dhe Tomë Gashit

0

Avokati Tomë Gashi lëshoi studion e “PrimeTime” pas përplasjes virtuale që e pati me deputetin Milaim Zeken.

Tensionet në mes dy fytyrave publike janë të kahmotshme, por në lidhjen direkte të deputetit Zeka në televiozionin “Kanal1o” duke diskutuar, iu drejtua avokatit Gashi, “mos ha mut kur foli unë” dhe duke i thënë se ai ka qenë gjykatës i Milloshevicit.

“Unë nuk do të hyjë në fyerje banale me njeriun e kategorisë së Tomë Gashit, i cili deri në vitin 1993 ka qenë gjykatës i Millosheviqit. Ky ka qenë gjithë jetën e vet argat i Serbisë”, është shprehur Zeka.

Përleshja verbale ka vazhduar dhe si rezultat, Gashi lëshoi studion.

“Une e lirojë studion sepse nuk flas me kondoma”, u arsyetua Gashi duke dal nga emisioni që po transmetohet live.

Si duket Gashi dhe Zeka nuk kanë mundur të durojnë njëri-tjetrin e të diskutojnë temën për të cilën janë ftuar, atë të dosjeve të specjales dhe përplasjet e LDK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu