Veliu për Vjosa Osmanin: Po flet të pavërteta, nuk ia vlen të merrem me të

0

Agim Veliu nuk i kursen asnjëherë kritikat për Vjosa Osmanin.

Pas përplasjes më të madhe ndonjëherë mes Osmanit e Isa Mustafës, edhe Veliu ka disa fjalë për të.

Sot një vit, LDK’ja më e bashkuar se kurrë doli në zgjedhje që ta rikthejë lavdinë e dikurshme. E fiks pas një viti, kandidatja për kryeministre aktualisht është vetëm anëtare e thjeshtë e partisë. Vjosa Osmani sot u akuzua nga kreu i partisë, Isa Mustafa, se ajo ishte arsyeja kryesore pse LDK i humbi zgjedhjet. Të dy akuzuan njëri-tjetrin, duke mos i kursyer as ofendimet.

Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nenkryetar i LDK’së, Agim Veliu, që jo rrallë herë ka qenë pjesë e debateve, thotë se me Osmanin nuk ia vlen të merret për shkak se flet të pavërteta.

“Ajo është çështje e kaluar tashmë, ai proces ka kaluar dhe dihet si ka kaluar. Por, ka kohë që Vjosa flet gjëra të pavërteta dhe nuk ia vlen të merremi me të për më tepër”, ka thënë Veliu.

Osmani ndër të tjera, tha sot se në zgjedhjet e 6 tetorit LDK’ja e ka kandiduar për kryeministre, sepse të tjerët (përvec njërit), po frikësoheshin të kandidonin kundër Kurti.

Sipas Veliut, në LDK kishte edhe të kandidatë të tjerë të gatshëm që të garojnë kundër Kurtit në zgjedhjet që u mbajtën sot një vit.

“Ka pasur LDK’ja edhe kandidatë të tjerë për kryeminsitër”, është shprehur Veliu.

Tutje, Veliu tha se ka kohë që Osmani është jashtë vijës së LDK’së dhe se po bashkëpunon me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nuk do doja të deklarohesh më shumë për këtë çështje. Kjo çështje është e kaluar. Qëndrime te mia kanë qenë të njohura. Por, ajo ka kohë që flet gjëra të pavërteta dhe është jashtë qëndrimeve dhe vijës së LDK’së. Këto po i pranon ajo edhe vetë, madje edhe bashkëpunëtorët e saj me të cilët po bashkëpunon. Tash e një kohë të gjatë ajo po bashkëpunon me Vetëvendosjen. Ata po deklarohen publikisht se janë në vij dhe mendojnë njëjtë, kemi qëndrime të afërta dhe këto janë publike”, ka thënë Veliu për Gazetën Express.

I pari i LDK’së, Mustafa, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se Vjosa Osmani e kopjoi partinë e Albin Kuritt – Vetëvendosjen, andaj edhe dolën të dytit në zgjedhje.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Osmani i reagoi Mustafës duke thënë se ky i fundit është mashtrues, shërbëtor i bandave, humbës i shumëfishtë.

E në mesin e kundërpërgjigjes ndaj Mustafës, Osmani tha se askush në LDK nuk guxoi të kandidojë kundër Kurtit në zgjedhje për kryeministër pos saj, përveç njërit.

Gazeta Express gjithashtu ka kontaktuar edhe nënkryetarin tjetër të LDK’së, Lutfi Haziri, për ta pyetur se kush ishte personi tjetër që pos Osmanit që ishte i gatshëm të kaniddojë për kryeministër, siç thotë Osmani.

Haziri ka thënë se “Nuk e di, pyetni Vjosën çka ka menduar. Unë e kam mbështet nominimin e Vjosës”.

Kujtojmë se pasi LDK’ja vendosi t’i bëjë disa ndryshime në kryesinë e partisë pasi e formoi qeverinë me AAK’në dhe Nismën dhe pasi hoqi VV’në nga bashkëqeverisja.

Kryeministër pas Kurtit erdhi Avdullah Hoti dhe LDK’ja përmes një votimi online i cili u kritikua nga klani i Osmanit, shkarkoi këtë të fundit dhe emëroi kryeministrin e ri nënkryetar të LDK’së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu