“Vendimi i Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut ishte i padrejtë”

0

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka folur për koalicionin me Vetëvendosjen dhe rreth arsyeve për prishjen e një marrëveshje politike për të cilin ishin investuar gjashtë muaj kohë negociata.

Quni ka thënë se gjithçka kishte nisur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe deklarimeve për gjendjen e jashtëzakonshme.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se deklarata e Agim Veliut s’ka qenë kundërshtim për Kurtin dhe se vendimi për shkarkim ka qenë i padrejtë.

“Gjithçka filloi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, kur Thaçi e bëri elaborimin pse do të duhej të shpallej gjendja e jashtëzakonshme, derisa Kurti tha se sjanë pjekur kushtet për një gjë të tillë. Një natë më herët ishte edhe deklarata e kryetarit të LDK’së, që duhet të merret në konsideratë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më pas deklarata e Agim Veliut ska qenë kundërshtim për Kurtin. Më pas, patëm një sanksionim nga Kurti, që për mua ishte e pa drejtë”, ka thënë Quni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu