​BERNARD BERISHA MESAZH KOMBËTARES PAK ORË PARA NDESHJES

0

Kur kanë mbetur edhe pak orë deri tek momenti kur Kosova zbret në fushë për t’u përballur me Maqedoninë e Veriut, në ndeshjen jetike në kuadër të Ligës së Kombeve, ka ardhur edhe mesazhi inkurajues nga Bernard Berisha në mbështetje të bashklojtarëve të tij.

Berisha u la jashtë listës së lojtarëve të ftuar nga trajneri Bernard Challendes dhe kjo erdhi për shkak të sjelljeve jo të mira të lojtarit, mirëpo lojtari e pranoi vendimin tij duke deklaruar se do ta respektojë çdo vendim të trajnerit.

Sot, Berisha, përsëri ka dalur në mbështetje të ekipit kosovar duke lëshuar një mesazh inkurajues në profilin e tij në “Facebook”

Të gjithë të bashkuar për një qëllim!. Kosova zemra jonë. Forca djema. Zoti iu ndihmoftë.”, ka shkruar Bernard Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu